Site icon Telegrafi

Presidenti i Lyonit konfirmon se kanë pasur bisedime me Juventusin për Aouar

Houssem Aouar prej kohësh është duke u kërkuar nga kampioni italian Juventusi.

Tanimë këtë gjë e ka konfirmuar edhe presidenti i Lyonit, Jean Michel Aulas para sfidës që klubi francez do ta zhvilloj me Zonjën e Vjetër në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori i talentuar francez ka shkëlqyer me fanellën e Lyonit në vitet e fundit, derisa këtë edicion ka realizuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në të gjitha garat.

Numri një i klubit francez ka thënë se nuk ka folur direkt me presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, por disa drejtues të tjerë të dy klubeve kanë pasur bisedime.

“Unë nuk kam pasur asnjëherë bisedime me presidentin e Juventusit, Agnellin sa i përket Aouar”.

“Por mund ta konfirmoj se drejtues të tjerë të klubit tonë dhe ata të Juventusit kanë biseduar rreth mundësisë që Aouar të luaj te Juventusi”.

“Unë do të doja që Aouar t’i bashkohej Juventusit një ditë dhe besoj se ai është ambicioz për të luajtur për një skuadër të tillë”, ka deklaruar Aulas.

21-vjeçari shihet nga Juvenusi si pasardhës i Mirale Pjanic, ndërsa vlera e tij sillet rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version