Telegrafi

Presidenti i Lyon, Aulas zbulon gjithçka: Barcelona më tha se nuk kanë para për të bërë ofertë për Depay

Memphis Depay ka qenë i lidhur me një lëvizje te Barcelona në javët e fundit.

Por i fundit që ka folur për këtë rast ka qenë presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, i cili i ka hedhur poshtë thashethemet.

Aulas ka zbuluar se Barcelona nuk do të jetë në gjendje të përballojë Depayn për shkak të implikimeve financiare shkaku i krizës së coronavirusit.

“Presidenti i Barcelonës më tha të dielën se Barcelona vuante shumë nga kriza e COVID-19 dhe nuk kishte asnjë mundësi të bënte një ofertë” ka shkruar ai në Twitter.

 

Ky shkrim ka qenë një përgjigje ndaj një artikulli të postuar nga mediumi holandez De Telegraaf që pretendonte se një marrëveshje ishte arritur mes palëve. /Telegrafi/