Site icon Telegrafi

Presidenti i Lille konfirmon bisedimet e Liverpoolit me Pepen

Presidenti i Lille, Gerard Lopez ka konfirmuar se Liverpooli ka kontaktuar me sulmuesin e tyre, Nicolas Pepe.

Burimet e mediave nga Merseyside kanë këmbëngulur se Reds nuk janë të interesuar në yllin nga Bregu i Fildishtë, i cili ka shkëlqyer këtë sezon me Lille.

Por, presidenti i Lille, Lopez është i bindur se kampionët evropianë janë të etur për të transferuar yllin e tyre në Anfield.

Lexo po ashtu Klopp po e mendon shitjen e Salahut për ta realizuar transferimin e yllit të Lilles

“Unë e di që ka pasur diskutime me lojtarin, jo me ne si një klub”, ka thënë fillimisht Lopez për RMC.

“Liverpool ka lojtarë në këto pozita, por ndoshta mund të ketë lojtarë që largohen apo jo”.

“Nuk jam veçanërisht i përqendruar te Liverpooli, por është e vërtetë se ka pasur diskutime me agjentët”, përfundoi presidenti i Lille. /Telegrafi/

Exit mobile version