Telegrafi

Presidenti i Ligës së Adriatikut nuk jep shpresë për Prishtinën

Igokea do të tërhiqet nga Liga e Adriatikut, nëse Kuvendi i ardhshëm e pranon në gjirin e vetë skuadrën e Prishtinës, tha Igor Dodik, menaxher i përgjithshëm i klubit dhe njeriu i parë kësaj gare rajonale.

Presidenti i klubit të basketbollit të Prishtinës, Blerand Stavileci në disa raste ka thënë se bardhekaltërit do të aplikojnë për pjesëmarrje në ABA ligë dhe theksoi se tashmë kanë bërë kërkesë për pjesëmarrje.

Menaxheri i përgjithshëm Igokeas, Dodik deklaroi qartë se nuk ka vend për klubin e tij në një ligë të tillë.

“Ky është mendimi im personal dhe flas në emrin tim. Unë e di se ka disa iniciativa që Prishtina të marr pjesë në gara dhe e di se një ide e tillë ka mbështetjen e klubeve. Pozicioni im për këtë çështje është i qartë, nëse kjo diskutohet zyrtarisht në ABA League, Igokea do të dalë nga gara”, tha Dodik.

Theksojmë se Igokea është klub serb nga Republika Srpska e Bosnjë-Hercegovinës dhe ka ndikim të madh në këtë ligë.

Ndryshe, asambleja do të mbahet në Banja Lluka më 24 maj dhe pritet me padurim të madh pasi do t’iu jepet përgjigje një sërë pyetjesh dhe njëri prej tyre është nëse Olimpiacos do të marrë pjesë nga sezoni i ardhshëm. /Telegrafi/