Telegrafi

Presidenti i Letonisë, Egils Levits pritet me nderime të larta shtetërore

Ka nisur tashmë takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe presidentit të Letonisë, Egils Levits.

Presidenti i Letonisë është pritur nga presidentja e vendit me nderimet më të larta shtetërore.

Pas përfundimit të takimit, presidentja Osmani dhe Levits do të mbajnë një konferencë për media. /Telegrafi/