Site icon Telegrafi

Presidenti Laporta dhe bordi i klubit janë të ndarë për emërimin e Xavit si trajner i Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe bordi i tij janë ndarë rreth idesë për emërimin e trajnerit të Al Sadd, Xavit, si pasardhësi të Ronald Koeman.

Sipas gazetës katalunase Sport, Xavi është opsioni i preferuar për të zëvendësuar Koeman për shumë nga drejtuesit e bordit të Barcelonës.

Por, ky medium shton se legjenda e klubit nuk është zgjedhja e parë e presidentit Laporta.

Lexo po ashtu Largimi i Koeman – Barcelona ka në tryezë zëvendësimet e mundshme nëse e shkarkojnë holandezin

Presidenti i Barçës është i prirur që Xavi të kthehej në klub si trajner i ekipit B, siç bëri Pep Guardiola, por kjo nuk është diçka që ish-kapiteni i klubit do ta marrë parasysh.

Tani për tani, sipas gazetës Sport, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez është kandidati për të cilin Laporta është më në favor.

Lexo po ashtu Xavi ka klauzolë largimi nga Al Sadd e cila vlen vetëm për Barcelonën

Muaj më parë, Laporta e bëri të qartë se nuk ishte i bindur se Xavi ishte gati për ekipin e parë.

“Ai ka nevojë për pak më shumë përvojë. Kjo është ajo që i duhet klubit. Është e njëjta gjë siç bëmë me Rijkaard, i cili hodhi themelet, dhe Guardiola , i cili solli përsosmërinë. Kjo situatë kërkon përvojë”, kishte deklaruar Laporta. /Telegrafi/

Exit mobile version