Presidenti i La Ligës, Javier Tebas dyshon se Barcelona do të nënshkruajë përsëri me yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, këtë verë.
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, me urdhër të kapitenit Lionel Messi, po eksploron të gjitha rrugët për ta rikthyer Neymar në Camp Nou.
Por, Tebas dyshon se Barcelona aktualisht ka fuqinë shpenzuese për të kryer një marrëveshje e cila do ta rikthente lojtarin në Kataluni.
Këto komente, i pari i La Ligës i bëri gjatë një interviste të bërë për mediumin Canal-Supporters.
“Nuk do të ketë transaksione të mëdha parash në fund të këtij sezoni, kështu që është e vështirë të imagjinohet një transferim i Neymar të ndodh”, ka thënë fillimisht Tebas.
“Me siguri do të ketë më pak lëvizje gjatë afatit të transferimeve”.
“Sigurisht që do të ketë disa, por do të përfshijë më shumë shkëmbime sesa transaksionet me para”, përfundoi presidenti i La Ligës. /Telegrafi/