Telegrafi

Presidenti i La Ligës paralajmëron Real Madridin rreth Mbappes dhe euforisë rreth tij

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka minimizuar ndikimin e mundshëm të Kylian Mbappe në Real Madrid. 

“Mendohej gjithashtu se me Hazard Real Madridi do të ishte shumë superior dhe më pas doli që nuk shkoi mirë”, ka thënë fillimisht Tebas.

“Futbolli është një sport ekipor dhe nuk e dihet kurrë. PSG kishte Messin me Neymar dhe Mbappe dhe mendonte një gjë dhe pastaj ishte një tjetër”.

Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

“Ky futboll, për fat të mirë, nuk është matematikor”, ka shtuar më tej kreu i La Ligës.

Edhe pse Mbappe është një lojtar i talentuar, ndikimi i tij mund të peshohet vetëm në fushë.

Në fund të fundit, flitet sesi ai do të përshtatet në skuadrën e Carlo Ancelottit, por që duhet pritur deri në gusht për debutimin e tij, atëherë kur Real Madridit do të përballet me Atalantan në Superkupë. /Telegrafi/