Site icon Telegrafi

Presidenti i La Ligës njofton një transferim të madh: “Ai do të jetë këtu për pesë sezonet e ardhshme”

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka bërë një deklaratë të guximshme në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappes, duke i dhënë një lëkundje të madhe merkatos së futbollit.

Në një intervistë për gazetën argjentinase Ole, Tebas ka deklaruar: “Kylian Mbappe tashmë ka nënshkruar me Real Madridin. Ai do të jetë këtu sezonin e ardhshëm dhe për pesë sezonet e ardhshme në Spanjë”.

Deklarata e Tebas vjen si një konfirmim ndaj spekulimeve të shumta rreth kalimit të futbollistit francez tek gjiganti spanjoll të Madridit, duke e parashikuar atë si një shtesë të re te kuadri i yjeve përmes një transferimi të konsiderueshëm.

Lexo po ashtu Tarifa marramendëse e Kylian Mbappes për nënshkrimin me Real Madridin u zbulua nga Fabrizio Romano

“Do të ketë konkurrencë të madhe në La Liga. Te Barcelona, ​​ata kanë Yamal, Pedri dhe Gavin ndërsa Real Madrid do të ketë Bellingham, Vinicius dhe Mbappe”, shtoi Tebas, duke sugjeruar një periudhë të re konkurrence të fortë në ligë.

Megjithatë, mënyra se si ky lajm u bë publik është tronditëse në vetvete. Nuk është zakon që një president i ligës të shpallë detaje të tilla të transferimeve pa lejen e klubit që është direkt i përfshirë, siç është rasti i Real Madridit me Mbappen.

Lexo po ashtu Zbulohet nëse Mbappe do të prezantohet gjatë këtij muaji te Real Madridi

Tebas, i cili ka një histori të të folurit publikisht për çështje të cilat normalisht trajtohen me më shumë rezervë, duket se nuk është ndëshkuar për këtë lloj shpalljeje të hapur, dhe vazhdon në linjën e tij të veprimtarisë pa u ndëshkuar.

Në moshën 61 vjeçare, Tebas, i cili është i njohur si tifoz i Real Madridit, aktualisht është në mandatin e tij të fundit si president i La Ligës. Deklaratat e tij lidhur me të ardhmen e Mbappes padyshim do të jenë subjekt diskutimesh dhe spekulimesh në botën e futbollit derisa të vërtetohet zyrtarisht nga klubi dhe lojtari vetë. /Telegrafi/

Exit mobile version