Site icon Telegrafi

Presidenti i La Ligas, Tebas: Vështirë që Mbappe dhe Haaland të vijnë në Spanjë këtë verë

Presidenti i La Ligass, Javier Tebas ka qenë pesimist kur është pyetur për ardhjen e Kylian Mbappe dhe Erling Haaland në Spanjë këtë verë.

Një nga çështjet sipas tij është financiare dhe disa skuadra nuk do të mund të nënshkruajnë me këta lojtarë.

“Do të ishte e vështirë që Haaland ose Mbappe të vinin [në Spanjë]”.

“Vetëm një skuadër mund të nënshkruajë me Mbappen dhe vetëm një ose dy mund të nënshkruajnë me Haaland”.

“Mbappe ka edhe një vit me PSG-n, Real Madridi do të duhet të presë”, nënvizoi ai.

Tebas u pyet gjithashtu për aftësinë konkurruese të ekipeve spanjolle në Evropë të cilat kohëve të fundit kanë pasur rënie.

Ai shtoi se analiza nuk duhet të bëhet vetëm pas tri ndeshjeve, pasi që futbolli spanjoll qëndron mirë./Telegrafi/

Exit mobile version