Telegrafi

Presidenti i La Ligas, Tebas: Messi është lojtari më i mirë në histori

Javier Tebas e vlerëson lartë yllin e Barcelonës, Lionel Messi, i cili sipas tij është lojtari më i mirë në histori.

Messi mori për herë të parë çmimin e Lojtarit më të mirë të FIFA-s për meshkuj , përpara Virgil van Dijk dhe Cristiano Ronaldo, në Milano të hënën.

Fituesi i pesë herë Topit të Artë, Messi ka një rekord mahnitës duke fituar 34 tituj me Barcelonën, nga viti 2004.

Debati se kush është lojtari më i madh shpesh është përqendruar te Messi, Ronaldo, Diego Maradona dhe Pele, por Tebas nuk ka dyshime.

Sipas presidentit të La Ligas, ylli argjentinas i katalunasve është lojtari më i mirë në histori.

“Ai është lojtari më i mirë në histori”, ka thënë fillimisht Tebas për Messin.

“Ne jemi me fat që e kemi në La Liga. Nuk mund ta imagjinoj një kampionat pa Messin”.

“Ai ka lindur në ligën spanjolle dhe shpresoj që ai të përfundojë [karrierën e tij] këtu”, përfundoi presidenti i La Ligas. /Telegrafi/