Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka ri afirmuar mendimin e tij për largimin e Cristiano Ronaldos.
Ronaldo u largua nga Real Madridi në gusht, e nuk ka kthyer vëmendjen fare kah La Liga duke thyer rekorde me Juventusin.
Por, numri i një i kampionatit spanjoll, Javier Tebas, thotë se futbolli spanjoll nuk u dëmtua nga largimi i Cristianos.
“Unë do të kisha pasur dëshirë që Ronaldo të qëndronte”.
“Por, ne nuk u prekëm fare nga ky largim. Ne jemi pjekur dhe ai nuk është këtu. Unë nuk e di nëse do të ishte më mirë me të”, deklaroi Tebas.
Ronaldo kaloi nëntë sezonet e kaluara te Real Madridi, para se të kalonte te Juventusi.
Ai konsiderohet legjendë e pakontestueshme e Real Madridit dhe La Ligas. /Telegrafi/