Site icon Telegrafi

Presidenti i La Ligas, Tebas: El Clasisco është problem edhe për shtetin

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit është caktuar të zhvillohet me 18 dhjetor, ndërsa presidenti i La Ligas, Javier Tebas, e sheh si ndeshje të vështirë. 

La Liga mendon ende për sigurinë dhe këtë e ka cekur edhe me 26 tetor.

“El Clasico tani është problem për shtetin”.

“Nuk është problem vetëm për Barcelonën 18 dhjetori, pasi shumë gjëra të tjera mund të ndodhin në Spanjë”.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë rreth ndeshjes dhe sigurisë në Barcelonë, pasi data e 18 dhjetorit nuk është në pajtim me drejtuesit e La Ligas”, ka thënë Tebas.

Në anë tjetër njëri nga drejtuesit e Barcelonës, Oscar Grau, kishte thënë se data e 18 dhjetorit nuk do të jetë më problem se data që ishte më herët.  /Telegrafi/

Exit mobile version