Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se skuadra e Real Madrid nuk do të thyejë asnjë rregull nëse i premton premio lojtarëve të Grandas para ndeshjes që kjo skuadër do të luajë me Barcelonën.
Madrilenët kanë nevojë për andaluzianët që të ndalin katalanasit, në mënyrë që të shpallen kampion.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Perez do të kujdeset që të mbajë të motivuar futbollistët e Granadas duke ju premtuar shumë të majme.
“Besoj se Reali nuk do të thyejë ndonjë rregull dhe se do të jetë në përputhje me legjislacionin spanjoll”, u shpreh Tabas.
Granada ka siguruar mbijetesën, prandaj mendohet se nuk do të angazhohet shumë në ndeshjen ndaj Barçës, gjë që Reali dëshiron ta evitojë duke i motivuar me “gjëra të vogla”.