Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se do ta pëlqente faktin që Neymar të kthehej në futbollin spanjoll.
Në ditët e fundit është duke u folur shumë për një transferim të brazilianit te Real Madridi.
Tebas nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë që ka për Real Madridin, por që fjalët e tij mund të ndikojnë keq te klubi i Barcelonës.
“Do të më pëlqente që Neymar të kthehej në Spanjë”.
“Klubi nuk do të thotë që të jetë i njëjti, por këtu do të ishte më së miri për Neymarin”.
Ai po ashtu ka folur edhe për sistemim me teknologji VAR, pasi Spanja nuk e aplikon.
“Nga sezoni i ardhshëm do të ketë VAR”.
“Jemi duke e bërë më të mirën që të jemi me kohë”.
“Me VAR, disa momentet bën ndeshjen Barcelona – Alaves, për shembull, do të bënin ndryshimin”, ka thënë Talebas. /Telegrafi/