Site icon Telegrafi

Presidenti i La Ligas: Messi e ka rinovuar kontratën me Barcelonën

BILBAO, SPAIN - OCTOBER 28: Lionel Messi of FC Barcelona looks on prior to the start the La Liga match between Athletic Club Bilbao and FC Barcelona at San Mames Stadium on October 28, 2017 in Bilbao, Spain. (Photo by Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images)

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se Lionel Messi e ka nënshkruar tashmë kontratën e re me Barcelonën.

Argjentinasi ka qenë pjesë e një zhurme të madhe në muajt e fundit, ku flitej së ai nuk ka vazhduar me Barcelonën.

E zhurma më shumë u shtua, kur Neymar kaloi te Paris Saint-Germain.

“Kontrata e Messit tashmë është rinovuar”.

Lexo po ashtu Nëntë rekordet që Messi duhet t’i thyejë para se ta përfundojë karrierën

“Kontrata është zyrtare kur ajo nënshkruhet, jo kur klubi e bënë zyrtare që është nënshkruar”.

“Messi ka nënshkruar tashmë me Barcelonën, nëse nuk më kan gënjyer, ai ka nënshkruar”, ka thënë Tebas.

Messi ka treguar se dëshira e tij është që të vazhdojë me Barcelonën dhe për Evropë nuk do të luajë në asnjë skuadër tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version