Site icon Telegrafi

Presidenti i La Ligas i kërkon Messit të mos largohet

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, i ka bërë thirrje Lionel Messit që të mos largohet nga Barcelona.

Messi po lidhet me një kalim te Chelsea, sidomos pars problemeve të tij me gjykatat spanjolle nën akuzat për evazion fiskal.

“Me rëndësi është që ai ka bërë disa gabime, por që ata pavarësisht atyre të vazhdojnë në La Liga”.

“Ne jemi kampionati më i mirë në botë, me lojtarët më të mirë, me klubet, legjendat dhe audiencën më të mirë në botë”, u shpreh Tebas. /Telegrafi/

Exit mobile version