Telegrafi

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas: Sezoni 2019/20 ka përfunduar

Javier Tebas ka bërë të ditur se sezoni 2019/20 në La Liga do të përfundojë shkaku i coronavirusit që ka shpërthyer edhe në Spanjë.

Liga aktualisht është e suspenduar deri më 4 prill, derisa i gjithë shteti është i mbyllur dhe nuk mund të hyjë e të dal askush.

57-vjeçari ka thënë se në ditët e ardhshme sezoni i La Liga-s do të përfundojë, duke mos dashur të rrezikojnë shkaku i pandemisë.

“Kam gjithë fundjavën që punojë në konferenca vetëm me video dhe me thirrjet nëpër Evropë”, ka thënë ai për AS.

“Do të kemi një javë të rëndësishme. Me çfarë po merremi tani, çon në përjashtimin e këtij sezoni, do të jetë vendim i rëndësishëm në Evropë”.

“Kemi punuar me Italinë, Gjermaninë dhe vendet e tjera, por këtu kemi të bëjmë me një rast serioz ku është në pyetje shëndeti”.

“Kemi edhe 25 për qind pa përfunduar liga dhe tani jemi duke shikuar buxhetin nëse sezoni përfundon këtu”, ka shtuar më tej Tebas.

La Liga nuk ka lënë ndonjë njoftim se nëse do të fillojnë të luajnë futboll pas dy jave dhe duket se kampionati mund të përjashtohet. /Telegrafi/