Telegrafi

Presidenti kroat: Kosova i është lënë vetvetes

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, në fjalimin e tij në Sinj të Kroacisë, ku u zhvillua gara e kalorësve Alka e Sinjit, ka folur edhe për Kosovën, duke e quajtur vend mik.

Në fjalën e tij, siç raporton Index.hr, Milanoviq përshëndeti veçanërisht Vjosa Osmanin, presidenten e Kosovës, “vendit tonë mik, i cili pati një fat të ngjashëm, por jo të njëjtë me ne kroatët”.

“Ne filluam vështirë, na mbrojtën pak njerëz të mirë dhe nuk kishim ndihmë në fillim. Të gjithë ata aleatë dhe miq qëndruan duarkryq. Kosova filloi ndryshe, me mbështetje të madhe që humbi dhe u zhduk në ndërkohë. Dhe tani ata i janë lënë vetvetes, pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s nuk e kanë njohur. Prandaj ajo është sot është mysafirja ime [presidentja Osmani] dhe kjo është arsyeja pse, përveç festimeve tona dhe ditëve tona të krenarisë dhe lavdisë, kjo është edhe një nderim dhe mirënjohje për vendin tonë mik”, tha Milanoviq, trasnmeton Telegrafi.

E ftuar nga presidenti kroat Zoran Milanoviq, në manifestimin Alka e Sinjit, presidentja Vjosa Osmani po qëndron atje bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu. /Telegrafi/