Site icon Telegrafi

Presidenti i klubit turk dënohet me disa vite burg pasi rrahu gjyqtarin në mes të fushës

Ish-presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca, u dënua për sulmin brutal ndaj arbitrit Halil Umut Meler në Superligën turke dhjetorin e kaluar.

Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, gjykata e dënoi atë me tre vjet e shtatë muaj burg për lëndim me dashje.

Koca mori gjithashtu një dënim me gjashtë muaj burg për kërcënimin dhe pesë muaj shtesë me kusht, si dhe dënime me burg u dhanë edhe për tre persona të tjerë të përfshirë në incident.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2023, pas ndeshjes mes Ankaragucut të tij dhe Rizespor, Koca goditi brutalisht në fytyrë një arbitri të njohur turk, gjë që u pa edhe në video.

Pasi ka rënë në dysheme, personat e tjerë të përfshirë e kanë goditur me shkelma në fytyrë.

Federata Turke më pas e pezulloi ligën dhe Koca u pezullua përgjithmonë nga futbolli turk, pas së cilës dha dorëheqjen si president i klubit.

Më pas ai mori dënime të shumta nga sportistë dhe politikanë në Turqi dhe jashtë Turqisë dhe tani është dënuar me burg. /Telegrafi/ 

Exit mobile version