Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli theu heshtjen pasi klubi që ai drejton u turpërua nga Maccabi Haifa, duke iu kërkuar falje tifozëve, por duke shtuar se Max Allegri do të mbetet trajner i Zonjës së Vjetër.
Juventusi që e ka nisur në mënyrë katastrofike në Serie A, rrezikon të mbetet edhe jashtë Ligës së Kampionëve.
Thirrjet për të shkarkuar Allegrin janë shtuar, por ishte presidenti Agnelli që për Sky Sports ka thënë se ai do të qëndrojë.
“Ndihem i turpëruar për atë që po ndodh, jam i zemëruar, por gjithashtu e di se futbolli luhet me 11 lojtarë, humb dhe fiton me 11”.
“Në një situatë si kjo, nuk bëhet fjalë për një person. Është një çështje që duhet trajtuar nga një grup i tërë. Ndihemi të turpëruar, u kërkojmë falje fansave tanë, sepse e dimë se ata kanë turp në këtë moment”.
Massimiliano Allegri: “I’m not gonna step down, absolutely — because it’s a challenge now. When it gets harder, it’s even more beautiful”, tells Sky Sport. 🚨⚪️⚫️ #Juventus
Juventus president Agnelli has also confirmed Allegri as head coach, he won’t be fired. pic.twitter.com/OlbQqmgWM2
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 11, 2022
“Allegri është trajner i Juventusit dhe ai do të mbetet trajner i Juventusit. Nuk mund të jetë faji i trajnerit nëse nuk fitojmë asnjë duel në fushë”.
“Juventusi ka vlerësuar gjithmonë situatat në fund të vitit. Gjithmonë kam luftuar për të marrë në konsideratë një shkarkim gjatë një sezoni dhe vazhdoj ta besoj këtë”.
FT | ⌛️ | Full-time in Haifa.#MACJUV #UCL pic.twitter.com/gfVCfgZ1lZ
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 11, 2022
“Ky është një grup prej 80-90 personash që punojnë këtu dhe ne duhet të rizbulojmë shpirtin tonë, duke i lejuar ekipit të vendosë cilësitë e tij në fushë”, ka thënë Agnelli. /Telegrafi/