Telegrafi

Presidenti izraelit viziton Turqinë, Erdogan: Izraeli dhe Palestina duhet të jenë dy shtete

Presidenti Recep Tayyip Erdogan e priti homologun Isaac Herzog me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial. 

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Erdogan shprehu besimin se kjo vizitë historike e Herzogut do të jetë një pikëkthesë e re në marrëdhëniet Turqi-Izrael.

Duke theksuar se synimi i përbashkët i Turqisë me Izraelin është rigjallërimi i dialogut politik mes dy vendeve, bazuar në interesin e ndërsjellë dhe respektimin e ndjeshmërive reciproke, udhëheqësi turk tha “Është në duart tona të kontribuojmë në dominimin përsëri të kulturës së paqes, qetësisë dhe bashkëjetesës në rajonin tonë”.

Duke nënvizuar se zhvillimi dhe forcimi i marrëdhënieve Turqi-Izrael ka një rëndësi të madhe për stabilitetin dhe paqen rajonale si dhe për të dy vendet, Erdogani u shpreh kështu “Ne ndamë hapur ndjeshmëritë tona për çështjen palestineze dhe unë shpreha rëndësinë që ne si Turqi i kushtojmë zgjidhjes me dy shtete”.

“Besoj se periudha e ardhshme do të sjellë mundësi të reja në aspektin e bashkëpunimit rajonal në marrëdhëniet dypalëshe”, shtoi ai.

Presidenti Erdogan njoftoi se i kishte thënë Herzogut se Turqia është e gatshme të bashkëpunojë me Izraelin në projektet e energjisë dhe sigurisë energjetike, raporton trt.

“E vlerësoj vizitën që ministri ynë i Jashtëm do të bëjë në Palestinë dhe Izrael dhe vizitën që do të bëjë më pas ministri ynë i Energjisë dhe Burimeve Natyrore në Izrael”, potencoi Erdogan.

Presidenti izraelit tha nga ana e tij se qëllimi i tyre është të vendosin themelet për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe popujve të tyre. /Telegrafi/