Presidenti izraelit Reuven Rivlin, ka refuzuar kërkesën për falje të dënimit për një ushtar izraelit, i cili u dënua me 18 muaj burgim për vrasjen e një sulmuesi të plagosur palestinez.
Elzor Azaria u shpall fajtor në janar për vrasjen e Abdul Fatah al-Sharif, 21 vjeç, në Hebron, në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Në janar, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu bëri thirrje që Azaria të falet për këtë vepër, derisa ky i fundit paraqiti një kërkesë zyrtare muajin e kaluar.
Rasti ka ndarë opinionin izraelit.
“Presidenti Reuven Rivlin mori sot vendimin ku ka refuzuar kërkesën për falje të paraqitur nga Elor Azaria,” tha zyra e presidentit në një deklaratë të dielën.
Azaria, 19 vjeç në kohën e incidentit, shtiu mbi Abdul Fatah al-Sharif në kokë, derisa ai po qëndronte i palëvizshëm në rrugë më 24 mars 2016. /kp/Telegrafi/