Presidenti izraelit, Reuven Rivlin refuzoi sot të falë ish-kryeministrin Ehud Olmert, në burg për 27 muaj i akuzuar për korrupsion, njoftoi zyra e presidentit.
Kryeministri Olmert, 71 vjeç, që udhëhoqi vendin nga viti 2006 deri më 2009, është ish-kryeministri i parë izraelit që vuan një dënim me burg.
I burgosur që prej shkurtit të vitit 2016, Olmert është kryeministri i fundit që investoi në negociatat intensive, por jo të frytshme për të vendosur paqen me palestinezët.