Palestinezët kanë nisur një sulm masiv drejt shtetit izraelit, ku deri më tani janë shkrepur mbi pesë mijë raketa drejt Tel Avivit.
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog thotë se izraelitët po përballen me një moment shumë të vështirë mes sulmeve nga Gaza.
Dëshiroj t’i ofroj forcë ushtrisë dhe shërbimeve të shpëtimit, tha ai, duke shtuar se “unë u dërgojë inkurajimin dhe forcën time të gjithë banorëve të Izraelit që janë nën sulm”.
מדינת ישראל בשעה קשה. אני מחזק את צה״ל, מפקדיו ולוחמיו וכל כוחות הבטחון וההצלה ומבקש לשלוח מילות עידוד וחיזוק לכל תושבי ישראל הנמצאים תחת מתקפה. אני קורא לכולם להישמע להנחיות פיקוד העורף, לגלות ערבות הדדית וקור רוח. יכול נוכל לכל מבקשי רעתנו!
— יצחק הרצוג Isaac Herzog (@Isaac_Herzog) October 7, 2023
“Ne mund t’i mposhtim të gjithë ata që na dëshirojnë dëm”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X.
Ndërkohë, deri më tani ka mbetur e vdekur një grua e moshuar izraelite dhe tre të rinj palestinezë.
Kujtojmë se Gaza e qeverisur nga Hamasi, territori është kryesisht i shkëputur nga pjesa tjetër e botës shkaku i bllokimeve që i ka vendosur Izraeli që daton që nga viti 2007.
Izraeli ka vendosur kufizime të rënda në lirinë e lëvizjes civile dhe kontrollon importimin e mallrave bazë në brezin e ngushtë bregdetar. /Telegrafi/