Telegrafi

Presidenti Ivanov në takim me liderët e Evropës Juglindore

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot do të merr pjesë në takimin e liderëve të procesit Bërdo-Brion, që do të mbahet në Bërdo, në Slloveni. Është paraparë që presidenti Ivanov të mbajë fjalim në seancën plenare, ndërsa do të realizojë edhe disa takime dypalëshe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mbledhjen e ministrave për punë të jashtme që gjithashtu sot mbahet në Bërdo, do të merr pjesë edhe ministri për punë të jashtme Nikolla Dimitrov.

Pritet që në takimin e liderëve në procesin Bërdo-Brion të preken temat kyçe në aspektin e integrimit të rajonit në BE dhe të shkëmbehen mendime rreth rreziqeve dhe gjendjes aktuale në Evropën Juglindore./Telegrafi/