Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot ka pranuar në takim liderin e ri të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski.
Presidenti Ivanov ka uruar Misckoskin për pozitën e tij të re, duke i dëshiruar sukses në kryerjen e funksionit të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga shërbimi i presidentit thonë se, Ivanov pret që OBRM-PDUKM si parti më e madhe opozitare do të kontribuojë aktivisht në procesin e vendosjes së qëllimeve strategjike të shtetit, si dhe për forcimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së Maqedonisë./Telegrafi/