Interi po përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe presidenti Steven Zhang thuhet se ka ndarë një bonus prej 10 milionë eurosh për skuadrën nëse fitojnë trofeun më të madh evropiane për klube.
Interi dhe Manchester City ndeshjen mes vete në finalen e madhe më 10 qershor në orën 21:00 në stadiumin Ataturk në Stamboll.
Nerazzurrët nuk kanë luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve që nga viti 2010, kur Jose Mourinho e çoi ekipin e tij drejt triumfit të trefishtë.
Tani është City që po përpiqet ta fitojë tripletën e trofeve, pasi ka fituar Ligën Premier dhe luan sot me Manchester United për trofeun e FA Cup.
Sipas La Gazzetta dello Sport, presidenti i Interit, Zhang është i etur për të ndihmuar në motivimin e lojtarëve të tij edhe më shumë në këtë përballje duke ndarë bonuse një total prej 10 milionë eurosh për skuadrën nëse fitojnë Ligën e Kampionëve.
Tashmë ka bonuse të shkruara në shumicën e kontratave të tyre për triumfin evropian, por është një total prej pesë milionë eurosh për t’u ndarë, kështu që kjo do të ishte një shtesë e mirë për lojtarët.
#Zhang a tutta Champions: parte giovedì con la squadra e stanzia un maxi premio da 10 milioni https://t.co/VmMmGXiGcE
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) June 2, 2023
Simone Inzaghi ka siguruar tashmë Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë këtë sezon, duke ruajtur të dy trofetë nga sezoni i kaluar.
Nëse Interi fiton, do të sjellë 4.5 milionë euro shtesë të ardhura nga UEFA plus bonuse nga sponsorët e tyre. /Telegrafi/