Telegrafi

Presidenti i Interit, Steven Zhang takohet me drejtuesit dhe trajnerin Inzaghi

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka mbërritur në Milano dhe është takuar me skuadrën përpara se të darkonte me trajnerin e ekipit, Simone Inzaghi dhe drejtorët kryesorë të Nerazzurrëve.

Steven, i cili përfaqëson pronarët e Suning Group fluturoi nga Kina pas disa muajsh larg nga Italia.

Sipas Sky Sport Italia, ai bëri një turne në terrenin stërvitor Appiano Gentile dhe u takua me trajnerin e ri Inzaghi si dhe me lojtarët e Interit.

Më pas ai darkoi me Inzaghin dhe drejtuesit e lartë të ekipit: Giuseppe Marotta, Stefano Antonelli, Piero Ausilio dhe Dario Baccin në Club House.

Lexo po ashtu Zanetti: Interi po luan futboll të shkëlqyeshëm, mbrojtja e titullit objektivi i klubit

Raportohet se Zhang mbërriti për të qenë në kohë për ndeshjet e ardhshme të Superkupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Juventusit në San Siro, që do të luhet më 12 janar.

Ai gjithashtu do të ndihmojë në mbikëqyrjen dhe planifikimin e strategjisë së transferimeve për afatin kalimtar të janarit.

Interi aktualisht është në krye të tabelës së Serie A dhe u shpallen kampionë vjeshtor si lider në fazën e mesit të sezonit 2021/22. /Telegrafi/