Presidenti i Interit, Steven Zhang ka paralajmëruar se nuk do të ndryshojnë mendjen e tyre për sulmuesin Mauro Icardi, por ka shtuar se do të gjejnë një zgjidhje të mirë për të.
Ish-kapiteni është i padëshiruar dhe aktualisht është duke u stërvitur i vetëm në Itali, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është në Azi me Antonio Conte për turneun para-sezonal.
Ka raporte që Icardi i ka hedhur poshtë ofertat nga Napoli dhe klubet e tjera, sepse ai është i bindur se mund të ndryshojë mendjen e Contes.
Megjithatë, presidenti kinez i Interit ka thënë se situata e Icardit nuk ka ndryshuar aspak.
“Icardi është një lojtar i madh, një njeri i mirë dhe ai ndihmoi klubin me shumë gola në të kaluarën”.
“Ne jemi të sigurt se do të gjejmë një zgjidhje të mirë për të”, ka thënë Zhang për gazetën Corriere della Sera.
Presidenti u pyet nëse ka pasur ndonjë ndryshim në zemrën e tij, duke pasur parasysh mungesën e sulmuesve tani?
“Jo”, ishte përgjigja e shkurt e tij.
Juventusi dhe Napoli janë pretendentët kryesor për nënshkrimin e Icardin, dhe çmimi i kërkuar nga Interi duket të jetë 70 milionë euro. /Telegrafi/