Site icon Telegrafi

Presidenti i Interit dëshiron të takohet me Milanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Presidenti i Interit, Steven Zhang e ka pranuar se do të dëshironte të takohej me rivalët e qytetit, Milanin, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Nerazzurrët janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në 12 vjet, duke mundur Porton me rezultat të përgjithshëm 1-0 në fazën e 1/8-tës.

“Ne duam të luftojmë deri në fund në çdo garë që luajmë. Të luash deri në fund do të thotë të sjellësh më shumë trofe”, ka thënë fillimisht presidenti i Interit pas barazimit 0-0 të së martës në Estadio do Dragao.

“Është emocionuese, pas shtatë vitesh në këtë klub, do të thotë se ne po shkojmë në rrugën e duhur, brenda dhe jashtë fushës dhe të gjithë po bëjnë maksimumin”.

Lexo po ashtu Inzaghi pas kualifikimit të Interit: Jam shumë i lumtur, krenarë me lojtarët

Tifozët e të dyja ekipeve milaneze po diskutojnë nëse do të dëshironin të kishin një Derbi della Madonnina në raundin tjetër dhe Zhang shpreson që Interi të bie në short me Milanin.

“Çdo ekip në çerekfinale është i fortë, por duke parë shtatë vitet e fundit, derbi i Milanos ka qenë më pasionant, kështu që po, do të doja ta kisha këtë”, përfundoi Zhang.

 

Interi ka fituar dy derbi këtë sezon, duke përfshirë Superkupën e Italisë në Riad janarin e kaluar.

Megjithatë, Nerazzurrët u eliminuan dy herët e fundit kur u takuan me rivalët e tyre të qytetit në Ligën e Kampionëve. Së pari në gjysmëfinalen e edicionit 2002/03 dhe më pas në çerekfinale dy vjet më vonë.

Zhang u bë presidenti i parë i huaj që fitoi titullin e Serie A në sezonin 2020/21 kur Nerazzurrët ngriti trofeun e Scudettos me Antonio Conte në krye. /Telegrafi/

Exit mobile version