Telegrafi

Presidenti Ilir Meta, këmbëkryq në sofrën e dasmës së Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut (Video)

Mbrëmë (e premte), çifti i njohur Xhensila Mrytezaj dhe Bes Kallaku kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Dasma e tyre është zhvilluar në ambientet e Pallatit Mbretëror në Tiranë.

Lexo po ashtu Përmes fotografive: 'Momentet e bekuara' nga dasma e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut (Foto)

Shumë fytyra publike ishin pjesë e kësaj ceremonie, ndër ta edhe vet presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ky i fundit duket të jetë kënaqur pa masë në dasmën e këngëtares dhe akorit të njohur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këtë më së miri e vërteton një video e publikuar nga këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila shfaq presidentin e ulur këmbëkryq në sofrën e mbrëmjes, në të cilën Aurela Gaçe mblodhi rreth vetës gjithë burrat për të kënduar këngë të vjetra.

“Presidenti këmbëkryq siç e do zakoni” (sic.), kishte shkruar Rezarta Shkurta, ndërsa kishte kapur bukur momentin kur Meta kërcen me ritëm dhe kënaqet në atmosferën e krijuar. /Telegrafi/