Mbrëmë (e premte), çifti i njohur Xhensila Mrytezaj dhe Bes Kallaku kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Dasma e tyre është zhvilluar në ambientet e Pallatit Mbretëror në Tiranë.
Shumë fytyra publike ishin pjesë e kësaj ceremonie, ndër ta edhe vet presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Ky i fundit duket të jetë kënaqur pa masë në dasmën e këngëtares dhe akorit të njohur.
Këtë më së miri e vërteton një video e publikuar nga këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila shfaq presidentin e ulur këmbëkryq në sofrën e mbrëmjes, në të cilën Aurela Gaçe mblodhi rreth vetës gjithë burrat për të kënduar këngë të vjetra.
“Presidenti këmbëkryq siç e do zakoni” (sic.), kishte shkruar Rezarta Shkurta, ndërsa kishte kapur bukur momentin kur Meta kërcen me ritëm dhe kënaqet në atmosferën e krijuar. /Telegrafi/