Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka falur Nazmi Mujotën, njeriun i cili në vitin 2007, kishte tronditur Komunën e Shtimes, duke e mbyt me 34 plumba vrasësin e vëllait të tij.
Që nga ky vit, Nazmi Mujota, me dekretin e presidentit Thaçi është i lirë. Atij i janë falur dy vjet nga dënimi i tij.
Në shkurt të vitit 2010, Nazmi dhe Nijzai Mujota kishin pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje”. Dy vëllezërit kishin kryer këtë vrasje për motive hakmarrëse ndaj familjes Becaj, e cila kishte privuar nga jeta Fadil Mujotën, vëllain e Nazmi Mujtoës.
“I akuzuari Nazmi Mujota se bashku me Nijazi Mujota me motive të hakmarrjes dhe me dashje që ta privojë nga jeta, pasi që qysh para 3 vitesh familja Beçaj kishte privuar nga jeta Fadil Mujoten, vëllaun e të akuzuarve, ka shkuar në pompën e benzinës “ Graniti Petroll”, në fshatin Belincë dhe në parkingun e kësaj pompe kishin ndalur veturën dhe ka shtënë 34 herë në drejtim të viktimës Blerim Beçaj si dhe Rexhë Morinës ku ky i fundit kishte pësuar lëndime trupore”, thuhej në aktakuzën e vitit 2010, përcjell Insajderi.
Në nëntor të vitit që sapo lamë pas, presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një dekreti ka falur tre persona të dënuar për vepra të ndryshme penale.
Vendimi i presidentit për t’i falur këta të burgosur është marrë me 21 nëntor.
Personave të dënuar që i është falur dënimi janë:
Nazmi Mujota i cili po mbante vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe i janë falur dy vjet dënim me burg.
Granit Paçarizi i cili ishte duke mbajtur dënimin në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë. Këtij të fundit i është falur 1 vit.
Arlind Latifi i cili po mbante dënimin në Qendrën Korretuese të Smrekonicës i janë falur gjashtë muaj.
Dekreti i Presidentit Thaçi mban datën e 27 nëntorit të vitit 2019 ndërsa ngarkohet Ministria e Drejtësisë të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Dekreti.