Site icon Telegrafi

Presidenti i Hellas Verona, Setti: Po e presim Interin, por Kumbulla mund edhe të qëndrojë

Presidenti i Hellas Verona, Maurizio Setti ka pohuar se mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla mund të qëndrojë në Bentegodi edhe për sezonin e ri.

Setti ka folur për tregun e ardhshëm të transferimeve dhe pohoi se mbrojtësi i ri shqiptar mund të mbetet te Verona.

Kumbulla ka qenë i lidhur me Interin dhe Napolin në muajt e fundit dhe Setti pret që Nerazzurrët të bëjnë një veprim pas finales së Ligës së Evropës.

Lexo po ashtu Raporton Fabrizio Romano: Marash Kumbulla ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Interin

Megjithatë, presidenti i Veronës nuk ka përjashtuar mundësinë që Kumbulla të mbetet në Bentegodi.

Kumbulla gjatë një dueli me Ronaldon

“Ne po presim që Liga e Evropës të përfundojë. Por, nuk është vetëm Interi, klubet e tjera të mëdha janë të interesuara”.

“Ende nuk mund të përjashtojmë se ai mund të qëndrojë”, ka thënë Setti për La Gazzetta dello Sport.

Ndryshe, Kumbulla ka zhvilluar një super-sezon me Veronën në Serie A dhe siguria e tij në mbrojtje ka bërë shumë klube që të duan shërbimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version