Site icon Telegrafi

Presidenti grek kritikon Tiranën zyrtare

Copyright GEORGE KONTARINIS ÃÉÙÑÃÏÓ ÊÏÍÔÁÑÉÍÇÓ EUROKINISSI

Një deklaratë të fortë ka lëshuar presidenti grek Prokopis Pavlopoulos nga veriu i Greqisë, kur tha se Shqipëria duhet të përmbush dhe të respektojë detyrimet ndaj minoritetit grek si kusht për t’u anëtarësuar në BE.

Reagimi i kreut të shtetit grek erdhi menjëherë pas lajmit mbi prishjen e dy ndërtesave në Dhërmi për të cilat Pavlopulos tha se “shkelja provokuese e të drejtës së pronës për bashkatdhetarët tanë nga autoritetet shqiptare mban larg perspektivën evropiane të Shqipërisë”.

Deklaratat e presidentit grek u bënë nga Preveza, ku u zhvillua kongresi i zakonshëm botëror i Epirit – siç quhet në Greqi.

“Nuk duhet të harrohet se pakicës etnike greke duhet t’i respektohet në Shqipërinë fqinje çdo e drejtë, ashtu siç u ka hije qytetarëve që jetojnë në sundimin e regjimit të ligjit”, tha presidenti grek. “Të gjithë duhet të ndiejnë se jetojnë në një shtet të së drejtës dhe se sundimi i ligjit nuk është një grumbull gurësh. Në Evropë nuk ka standarde të ndryshme për vende të ndryshme, ajo i ka të qarta kushtet për shtetet që duan të bëhen pjesë e ndërtimit evropian”.

Më tej ai foli dhe për emigrantët shqiptarë në Greqi kur u shpreh se vendi i tij i ka shpërblyer me dashuri dhe nderim emigrantët shqiptarë aty dhe sipas ligjeve ndërkombëtare, të njëjtën sjellje të ngjashme pret dhe nga Shqipëria.

Exit mobile version