Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar një letër urimi nga Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier, me të cilën e uron për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës.
Presidenti Steinmeier theksoi se Gjermania do të vazhdojë të jetë një partner i besueshëm për Kosovën dhe do ta mbështesë për ta arritur progresin e mëtejme në rrugën evropiane.
“Steinmeier ka inkurajuar institucionet e reja në angazhimin e tyre për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe për tejkalimin e pasojave nga pandemia COVID-19”, thuhet në letrën dërguar presidencës.
Ndërkaq, siç thuhet në letër Presidenti i Gjermanisë ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe e ka ftuar Presidenten Osmani për takim së shpejti. /Telegrafi/