Kompania franceze e cila funksionon nën ombrellën e grupit ndërkombëtar Stellantis, për nevoja të presidentit francez Emmanuel Macron ka përgatitur modelin e zgjatur dhe blinduar të DS 7 Crossback Elysee.
Nuk është risi që liderët shtetërorë të vendeve me auto-industri të zhvilluar të lëvizin me veturat më të mira që prodhohen në shtetet e tyre, ku përveç patriotizmit, në një mënyrë tregojnë edhe shkallën e zhvillimit të shtetit që ata përfaqësojnë, transmeton Telegrafi.
Vetura presidenciale në të cilën gjendet njeriu i parë i Francës, vjen nga kompania franceze DS Automobiles. Kjo kompania ka përgatitur për Macronin një SUV i njohur si DS 7 Crossback Elysse, i cili është për 20 centimetra më i gjatë sesa versioni standard, ku është rritur dukshëm hapësira rreth këmbëve në ulëset e pasme.
Gjatësia e veturës tani është 4,79 metra, e ikona me ngjyra të flamurit francez gjendet para kapakut të motorit, dritat sinjalizuese dhe bartësi i flamurit sugjerojnë që DS 7 nuk është një njësi që mund ta shihni duke u shitur nëpër auto-sallone.
Vetura e blinduar ka fellne 20 inç dhe e vë në lëvizje motori plu-in” hybrid me 1,6 litra me katër cilindra që e asistojnë dy motorë elektrikë dhe në kombinim prodhojnë 300 kuaj-fuqi. /Telegrafi/