Telegrafi

Presidenti francez i mban ombrellën kryeministrit sllovak – tri herë refuzon ndihmën e bashkëpunëtorëve

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte aq i vendosur që ta mbajë ombrellën e tij gjatë një takimi zyrtar në pallatin presidencial, sa që ka refuzuar ndihmën e bashkëpunëtorëve që insistonin t’ia mbajnë ata ombrellën.

Derisa kryeministri sllovak Igor Matovic po fliste para gazetarëve para takimit me presidentin francez, një asistente i afrohet Macronit duke i dhënë një ombrellë të zezë, transmeton Telegrafi.

Lideri francez mori ombrellën dhe e hapi duke ia mbajtur mysafirit që të mos lagej. E asistentja e Macronit i ofroi ndihmë që t’ia mbajë ombrellën, por ai refuzoi duke ia bërë me dije se do ta bëjë vetë ketë.

Pasi që dyshja përfunduan fjalimet para gazetarëve dhe u nisën brenda pallatit, një ndihmës ushtarak iu afrua duke kërkuar që ta merr ombrellën – por presidenti francez sërish insistoi që ai ta mbajë deri në hyrje.

Ky gjest i presidenti francez është duartrokitur dhe Macron është cilësuar si një nikoqir i mirë që duhet ndjekur si shembull edhe nga të tjerët. /Telegrafi/