Presidenti francez Emmanuel Macron i është drejtuar kombit me një fjalim – duke u folur për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19, por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen e shumë personave edhe bluza e tij pa mëngë dhe dizajni i saj.
Aty menjëherë filluan të qarkullojnë teori të ndryshme – duke pretenduar nëse bëhet fjalë për një zog, një mesazh apo ndonjë shenjë apo logo e fshehtë, transmeton Telegrafi.
Mjaftuan që disa orë të kalojnë pas fjalimit që Macron të bëhet kryetemë, derisa po mundohej të rinjtë francezë t’i bindë që të vaksinohen.
Parlons de fond : c'est quoi le marque du tee shirt d'Emmanuel Macron ? pic.twitter.com/Da9jhTIBvM
— Ivan Valerio (@ivalerio) August 2, 2021
Por më shumë fitoi vëmendje bluza e tij me simbolin misterioz sesa fjalimi për rëndësinë e vaksinimit kundër coronavirusit.
Kësaj radhe ai kishte zëvendësuar kostumin, këmishën e bardhë dhe kravatën me një bluzë të zezë pa mëngë. E pikërisht përzgjedhja e tij nxiti spekulime dhe teori të ndryshme konspirative.
Siç raporton The Guardian, teoria e parë që filloi të qarkullojë është se bëhet fjalë për logon e një klubi “bohemësh”, një grupacion politik i formuar në Kaliforni në vitin 1872.
Bon. Malgré de nombreuses recherches, nous n’avons pas trouvé la marque du t-shirt de Macron.
Ça doit être le logo de son nouveau parti. pic.twitter.com/E5YfVVm64e
— Alexis Poulin (@Poulin2012) August 2, 2021
Sot ky klub përbëhet enkas nga meshkujt – kryesisht biznesmenë e politikanë nga SHBA, Evropa dhe Azia. Pavarësisht që ky klub ka logon dhe ajo në bluzën e Macronit nuk është ajo – përdoruesit e rrjeteve sociale menjëherë filluan të spekulojnë se çfarë mund të jetë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Dr_Fistulin/status/1422304843704807428?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1422304843704807428%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F3741779%2Fmajica-francuskog-predsednika-izazvala-haos-na-drustvenim-mrezama