Nemo, një kryqëzim mes një “Labradori” të zi dhe një “Terrieri”, bëri debutimin e tij të hënën si qeni i ri presidencial në Pallatin e Elizeut.
Ai madje shoqëroi presidentin francez Emmanuel Macron, kur ai priti presidentin e Nigerisë, Mahamadu Isofu.
Nemo, një vjeç e gjysmë, është adoptuar fundjavën e kaluar nga Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte, nga një organizatë e kujdesit të kafshëve- bëri të ditur pallati i Elizeut.
I pyetur për emrin e qenit, një prej ndihmësve të Macron, tha: Duke qenë se presidenti adhuron librin 20 mije lega nën det, të Jules Verne, në të cilin kapiteni Nemo, komandon nëndetësen Nautilius, zgjodhi këtë emër për qenin e tij të ri, transmeton tch.
Presidentët e mëparshëm, François Hollande, Jacques Chirac, François Mitterrand dhe Charles de Gaulle, kanë pasur po ashtu qenë presidencialë.