Site icon Telegrafi

Presidenti i Francës uron Ilir Metën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ia ka dërguar mesazh urimi Ilir Metës me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në telegramin e tij, Macron shpreh bindjen se gjatë këtij mandati marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë në sajë të partneritetit të bashkëpunimit strategjik që u nënshkrua më 28 mars 2017 në Paris.

Exit mobile version