Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk e ka fshehur gëzimin pas suksesit të kombëtares së tij në Kampionatin Botëror.
Les Bleus fituan me rezultat 4-2 në finale kundër Kroacisë duke e fituar Kupën e Botës për herë të dytë në histori.
Gjatë gjithë ndeshjes, Macron e kishte përcjellë lojën me emocione duke u gëzuar në momentet e golave të kombëtares së tij dhe këtë e bëri plot katër herë.
Ndërsa pas festës në stadium para kamerave dhe ndarjes së medaljeve, presidenti francez ka festuar edhe në zhveshtore me lojtarët.
Ai është bashkuar me Benjamin Mendyn dhe Paul Pogban për ta festuar triumfin historik të Les Bleus.
On dab paaaas noooouuuus @EmmanuelMacron ❤️🇫🇷😂 @paulpogba @equipedefrance pic.twitter.com/PRtsGKABOS
— Benjamin Mendy (@benmendy23) July 15, 2018
Në rrjetet sociale është shpërndarë një video nga festa e përbashkët e Macron me lojtarët francezë.
Për herë të parë, Franca e kishte fituar Kupën e Botës në vitin 1998. /Telegrafi/