Site icon Telegrafi

Presidenti i Francës e zyrtarizon Mbappen te klubi i ri, ka një lutje të madhe për ta

Kylian Mbappe ka konfirmuar se do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni pas shtatë viteve qëndrim në Parc de Princes.

Sulmuesi francez largohet si lojtar i lirë pasi kontrata me PSG-në i skadon më 30 qershor.

E ardhmja e sulmuesit francez pritet të jetë në La Liga te Real Madridi dhe këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Lexo po ashtu Zyrtare: Kylian Mbappe konfirmon largimin nga Paris Saint Germain

I pari i shtetit francez i ka bërë një lutje të madhe Realit, për ta lejuar Mbappen të luaj në Lojërat Olimpike verore ‘Parisi 2024’.

“Llogaris që Reali i Madridit ta lejojë Kylian për Olimpiadën, kështu që mund të vijë dhe të luajë me skuadrën franceze”, deklaroi Presidenti i Republikës në Twitter, në një video ku ju përgjigjej pyetjeve të ndryshme.

Reali i Madridit ndërkohë më parë ka lajmëruar se nuk ka si synim të lëre të lirë lojtarët e tij për turneun olimpik që nuk bën pjesë në datat e FIFA-s dhe klubet nuk kanë detyrimin për ta bërë diçka të tillë.

Lexo po ashtu Nga detajet e kontratës te prezantimi dhe numri që do të mbajë në fanellë? Zbulohen prapaskena për transferimin e Mbappes te Reali

Los Blancos i kanë bërë të qartë lojtarëve të tyre se mund të luajnë vetëm në një garë me Kombëtaret e tyre si Euro 2024, Kupa e Amerikës ose Lojërat Olimpike.

Gjithsesi duhet pritur edhe disa kohë derisa Reali do ta zyrtarizojë Mbappen, edhe pse tanimë është e ditur se francezi do të zbarkojë në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Exit mobile version