Drejtori sportiv i Fiorentinës, Daniele Prade, gjatë prezantimit të brazilianit Dalbert, rastësisht ose me qëllim zbuloi transferimin e ri në Santiago Bernabeu.
Italiani ka treguar se më nuk do të bëjnë përforcime dhe më tutje zbuloi se lojtari i ri i madrilenëve do të jetë Bruno Fernandes.
“Raphina nuk është më një opsion për shitje, duke pasur parasysh se Bruno Fernandes shkon te Reali për 70 milionë euro”, tha Prade kur u pyet për lojtarin, i cili është në listën e dëshirave të klubit të tij.
Kjo është ajo që shkruan spanjollja AS, duke theksuar se mesfusha e mbretërve ende drejtohet nga Luka Modric dhe Toni Kroos, dhe kinse Zinedine Zidane ende nuk ka hequr dorë nga Paul Pogba.
Interesimi i Realit për Fernandes është i njohur qysh më parë. Fernandes fitoi titujt e të gjitha mediave sezonin e kaluar dhe fitoi titullin e një prej mesfushorëve më të dashur të sezonit.
Ai në 50 ndeshjet me skuadrën e Sporting Lisbonës shënoi 31 gola dhe bëri 17 asistime në sezonin e kaluar. /Telegrafi/