Site icon Telegrafi

Presidenti i Fiorentinës, Commisso: Juventusi na e “vodhi” Chiesan, sa më shumë para të kesh është më e lehtë

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, thotë se Juventusi ua “vodhi” Federico Chiesan.

Biznesmeni italo-amerikan i bëri komentet disa ditë para se të fillojë kampionati.

“Si nënshkroi Juve me Chiesan? Ata e ‘vodhën’ sepse i dhanë shumë më tepër para”.

“Ka dallim mes nesh dhe Juves, sa më shumë të ardhura të kesh, aq më shumë para mund të shpenzosh. Ata janë të favorit për Scudetto çdo herë sepse kanë një faturë për paga prej 300 milionë euro dhe e jona është 70 milionë”, ka thënë ai.

Transferimi i Chiesa ishte shumë i ngjashëm me atë që Juventusi sapo përfundoi me Sassuolon për Manuel Locatelli.

Anësori ishte bashkuar si huazim dyvjeçare me detyrimin për të blerë në vitin 2022 për 40 milionë euro, por ndryshe nga Locatelli, Juventusi i pagoi Fiorentinës 10 milionë euro për huazimin. /Telegrafi/

Exit mobile version