Presidenti i Finlandës ka zbuluar se çfarë i tha Vladimir Putinit kur telefonoi liderin rus për ta informuar se vendi i tij do të anëtarësohet në NATO.
“Doja ta thërrisja sepse nuk jam tip që zvarritet qetësisht si një gjarpër”, tha Sauli Niinisto për France24.
Në atë që duhet të ketë qenë një telefonatë e tensionuar, ai tha se shefi i Kremlinit ishte i qetë dhe nuk bëri asnjë kërcënim, raporton skynews.
“(Putin) në fakt gjithashtu tha publikisht se ai nuk mendon se është një kërcënim, por se Finlanda bëri një gabim”, pohoi i pari i shtetit finlandez.
Niinisto tha se ka pritur që Rusia të vendosë më shumë trupa ushtarake përgjatë kufirit të saj me Finlandën si rezultat i vendimit të NATO-s.
Ndryshe, Finlanda së bashku me Suedinë janë duke pritur që shteti turk të ratifikojë marrëveshjen për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO. Turqia aktualisht iu ka vendosur disa kushte këtyre dyja shteteve dhe po pret që ato t’i plotësojnë. /Telegrafi/