Site icon Telegrafi

Presidenti i Finlandës uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e pavarësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një urim nga Presidenti i Republikës së Finlandës, Alexander Stubb, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti finlandez ka përcjellë urimet më të sinqerta për Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës, duke dëshiruar prosperitet dhe mirëqenie.

“Gjithashtu, presidenti i Finlandës ka shprehur pritshmëritë e tij për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në mes dy shteteve dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në çështjet aktuale të politikës së jashtme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Exit mobile version