Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi duket se gjithnjë e më shumë ka gjasa për ta zëvendësuar Antonio Conte në stolin e Azzurrëve.
Me Antonio Conten, i cili ka konfirmuar se do të largohet nga posti i trajneri pas evropianit France 2016 dhe do të merr drejtimin e Chelseat, President i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Carlo Tavecchio po përballet me detyrën e gjetjes së një pasuesi të ish-trajnerit të Juventusit.
Një numër i emrave janë duke qarkulluar, të tillë si Fabio Capello, Claudio Ranieri dhe kthimi i Roberto Donadonit, transmeton Telegrafi.
Sipas Sportmediaset, megjithatë, Tavecchios po konsideron se pasuesi i Contes duhet të jetë De Biasi.
Italini 59-vjeçar ka punuar me klube të vogla në Serie A, por këtë vit arriti suksesin më të madh në karrierë duke e inkuadruar Shqipërinë në turneun e parë ndonjëherë evropian. /Telegrafi/