Site icon Telegrafi

Presidenti i FIFA-s, Infantino: Unë nuk jam i interesuar për Superligën e Evropës, për mua nuk kanë rëndësi ndeshjet Bayern Munich – Liverpool

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se ai nuk është i interesuar të themelojë Superligën e Evropës dhe se vizioni i tij është që klubet që nuk luajnë në Evropë të arrijnë nivelin që të mund të luftojnë për titullin e Kampionit të Botës për Klube.

Ai tha se është i interesuar që Kampionati Botëror i Klubeve të vijë në një nivel më të lartë, domethënë që skuadrat që nuk janë nga Evropa të jenë më konkurruese në këtë garë.

“Si president i FIFA-s, unë jam i interesuar vetëm në Kupën Botërore të Klubeve, jo në Superligë”.

“Nuk ka rëndësi për mua kur Bayern Munchen luan kundër Liverpoolit, por kur Bayern takon Boca Juniorsin. Liverpool ka 180 milionë tifozë. Flamengo ka 40 milionë tifozë në të gjithë botën, por 39 milionë prej tyre janë në Brazil. Liveprool ka ndoshta pesë milionë tifozë në Angli, por 175 milion tifozë në të gjithë botën”, ka thënë presidenti i FIFA-s.

Pas kësaj, ai tha se qëllimi i tij është të sigurojë një të ardhme të ndritur për klube të tjera jashtë Evropës.

“Unë dua që klubet jashtë Evropës të kenë një të ardhme dhe vizioni im është që të kemi 50 klube dhe 50 ekipe kombëtare që mund të bëhen kampionë të botës”, ka thënë Infantino.

 

Sky Sports të martën njoftoi se të paktën janë 12 nga klubet më të mëdha nga Evropa që po negociojnë për krijimin e Superligës së Evropës, një garë e re e mbyllur që do të luhej në modelin e ligës NBA, dhe e cila do të fillonte në vitin 2022. /Telegrafi/

Exit mobile version